Ish ministri, Fatmir Mediu, paraqitet në SPAK

Ish ministri i Mbrotjes, Fatmir Mediu është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ku pritet të merret në pyetje për privatizimin e kompleksit “Partizani’.

Më herët SPAK kërkoi rinisjen e gjykimit ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu lidhur me ngjarjen e Gërdecit ku humbën jetën 26 persona.

Prokuroria e Posaçme kërkoi revokimin e vendimit të vitit 2009 për pushimin e çështjes për shkak të imunitetit që z. Mediu gëzonte në atë kohë.

Mediu do të pyetet mbi kompleksin “Partizani” si deklarues për një çështje për të cilën ka dijeni pasi ka mbajtur postin e ministrit të Mbrojtjes gjatë kohës që partia Demokratike ishte në qeveri./albeu.com


Shtuar 21.09.2022 09:55