Mjekët neglizhuan simptomat, i thanë se ishte dembele, 21 vjeçarja zbuloi se vuante nga kanceri

Kur Courtney Nettleton, një 21-vjeçare nga Shtetet e Bashkuara ndihej shumë emlodhur në mënyrë të pashpjegueshme, dhe flinte 14 orë çdo ditë, ajo filloi të shqetësohej për shëndetin e saj.

“Mjekët më thanë se ishte thjesht dembelizëm adoleshent”, tha Nettleton. Por pasi kolegët vunë re një gungë të madhe që dilte nga qafa e bjondes në janar të vitit 2022, një specialist zbuloi shkakun e vërtetë të sëmundjes së saj kronike. “Në shkurt, u diagnostikova me kancer të tiroides dhe mjekët më thanë se po rritej shpejt”, – tha ajo. “Isha shumë e shkatërruar dhe e shqetësuar”.

“Unë e dija thellë se diçka nuk ishte në rregull dhe të merrja përgjigjen se ishte thjesht dembelizëm adoleshent nga mjekët ishte tepër zhgënjyese,” tha Nettleton.

Në muajt para se të merrte prognozën e saj të zymtë, Nettleton përjetoi një sërë simptomash të pazakonta duke përfshirë lodhjen, gulçimin, ndjesinë e nxehtësisë, paqëndrueshmërinë, ngurtësimin e qafës, aknet dhe luhatjet me humorin.

Por ajo pretendon se mjeku i hodhi poshtë ankesat e saj, duke i banalizuar ato si dhimbje në rritje të lidhura me moshën. Dhe kështu, ajo rifilloi rutinën e saj të rregullt, duke shkuar në punë dhe duke u shoqëruar me miqtë.

Megjithëse kishte frikë se diçka nuk shkonte me trupin e saj, Nettleton mori këshillën e mjekut dhe injoroi simptomat. Megjithatë, në krye të vitit, gjithçka ndryshoi pasi kolegët i vunë në dukje deformimin në qafë dhe i kërkuan të merrte një mendim të dytë.

Më 22 mars, mes operacioneve, ajo pretendon se mjekët e informuan se nuk kishte më kancer. “Pas operacionit tim të parë, mjeku më nxori nga spitali dhe më tha se isha plotësisht pa kancer dhe se nuk kisha asgjë për t’u shqetësuar”, – kujton ajo.

Por, pasi shijoi një periudhë të shkurtër lehtësimi, Nettleton-it iu tha se mësoi sërish që kishte kancer dhe se qelizat kancerogjene ishin përhapur në zona të tjera të trupit të saj. Që atëherë ajo i është nënshtruar dy procedurave të tjera kirurgjikale, të cilat e kanë lënë atë të ndjehet “e dobët” dhe në gjendje ankthi.

Ajo gjen ngushëllim edhe në punë dhe është mirënjohëse për dashurinë që vazhdon të marrë nga kolegët.  “Të gjithë e njohin trupin e tyre më shumë se kushdo tjetër”, tha ajo. “Është kaq e rëndësishme t’i besoni ndjesive tuaja dhe të ndiqni instinktin tuaj, duhet të ngrini zërin për veten tuaj kur e dini se diçka nuk është në rregull”.