Arjan Konomi pëson aksident dhe i nënshtrohet operacionit, Cllevio i dërgon të fala nga burgu (FOTO LAJM)

Analisti dhe opinionisti i njohur Arjan Konomit i është dashur që t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Vetë Konomi ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku shprehet se për pak ka rrezikuar të humbë krahun, por thotë se ka shpresë që çdo gjë të shkojë mirë.

Ai ka qenë në pushime, por duket se problemet me shëndetin ja kanë ndërpreë ato dhe është kthyer në shtëpinë e tij, siç ka treguar vetë Arjan Konomi.

Por miku i tij i videove live në TikTok, Cllevio i cili momentalisht ndodhet në burg, i ak dërguar të falat e tij.

Edhe pse brenda në qeli, Cllevio nuk është ndarë në asnjë moment nga rrjetet sociale, ku në profilin e tij në Instagram është shpërndarë së fundmi një letër.

“Isha në takim te gango në burg dhe donte t’i uronte Arjan Konomit të shkuara. Shërim sa më të shpejtë”, shkruhet në InstaStoryn e Cllevios.

Duket se shokët e TikTokut nuk ngurojnë t’i shprehin njëri-tjetrit mbështetjen në momente të vështira. Kjo pasi ishte Arjan Konomi i cili bëri një reagim të revoltuar ndaj institucioneve kur Cllevio u arrestua disa avë më parë, pas konfiktit me Noizyn./albeu.com/