E çuditshme, 24-vjeçarja fsheh kokainën në qeset e silikonit brenda gjoksit
Kemi dëgjuar raste nga më të ndryshme për transportimin e lëndëve narkotike. Por teknika më e re është gati e pabesushme.

Mënyra më e re e cila po shikon një përhapje të gjerë është fshehja e drogës në gjoksin e femrave.

Një rast i tillë ka ndodhur dhe në në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani. Një udhëtare 24-vjeçare nga Kolumbia ju nënshtrua kontrollit rutinë nga agjentët doganorë. 24-vjeçarja lloi të ankohej dhe të mbante gjoksin me dorë për shkak të dhimbjes.

24-vjeçarja kishte vendosur në gjoks dy qese silikoni me 500 gr kokainë, me vlerë rreth 500 mijë Dollarë.

“Ky është rasti i parë në Gjermani kur drogërat trafikohen në këtë mënyrë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i doganës.

Ai shtoi gjithashtu se cilësia e dobët e ndërhyrjes kirurgjikale në gjoks tregon indiferentizmin ndaj jetës njerëzore dhe kushtet kërcënuese për jetën e transportuesve të drogës. /albeu.com /


Shtuar më 02/07/2017, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori