I forti me Range Rover bën gabimin e madh në rrugë, si e kapi policia (VIDEO)
Policia Rrugore tani e tutje do të evidentojë me dron parakalimet e gabuara. Polica njoftoi sot se ka gjetur një “ilaç” efikas kundër parakalimeve të gabuara në kthesa e vende të padukshme.

Në videon, drejtuesi i mjetit në fillim kundërshtoi ndaj konstatimit, por prova e filmuar e "çarmatosi". Me dron do të evidentohen edhe shkeljet e tjera, si respektimi i përparësisë në rrethrrotullime, distanca e sigurisë mes mjeteve etj.

Vendet ku monitorohet me dron janë të gjitha akset rrugore, sidomos në segmentet e evidentuara si “njolla të zeza” të trafikut.
Shtuar më 20/08/2018, ora 16:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori