E BUJSHME/ Shkarkohet anëtarja e KLP pasi fitoi garën
Antoneta Sevdari u bë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por tashmë duhet të bëjë një hap pas.

Sevdari është shkarkuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelit për shkak se nuk arriti të justifikojë pasurinë e bashkëshortit.

Seanca gjyqësore publike për Antoneta Sevdarin u zhvillua më 25 shkurt, teksa ishte Komisioneri Publik që kishte apeluar vendimin e shkallës së parë, atë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që e konfirmonte atë në detyrën e prokurores prej 18 korrikut të vitit të kaluar.

Pavarësisht kundërshtive të subjektit të rivlerësimit Sevdari ndaj konkluzioneve përfundimare të paraqitura nga Komisioneri Publik, pasi i konsideronte të pabazuara në ligj dhe në faktet e provuara gjatë hetimit administrativ të KPK-së, ajo u shkarkua këtë të enjte.

Nga ky organ i ri i Reformës në Drejtësi ka ende pikëpyetje mbi fatet e tri anëtarëve të tjerë, Gentian Osmani, Kostaq Beluri dhe Arben Dollapi, pasi edhe ndaj tyre ka ankimime në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga Komisioneri Publik.
Shtuar më 28/02/2019, ora 13:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori