Bruçaj tërhiqet nga KMSH pas presionit të Erdoganit dhe Ramës
Kryetari aktual i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skëndër Bruçaj është tërhequr sëfundmi nga gara për një mandat të dytë në krye të këtij institucioni.

Mësohet se tërheqja e Bruçajt erdhi për shkak të presionit të Erdoganit dhe kryeministri Rama për të vendosur në krye të KMSH një person të afërt me liderin turk.

Erdogan duket se ka patur edhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë operacion për t'ia shtuar KMSH-në ministrisë së Çështjeve Fetare të Turqisë.

Kjo, edhe për faktin se ditës së sotme, deputeti i PD-së, Ervin Salianji akuzoi Ramën se kërkon të fusë nën ndikimin e saj KMSH.

Përballë kësaj situate duket se Bruçaj ka zgjedhur që të mos bëhet shkak për dëmtimin e myslimanëve në Shqipëri përmes futjes së institucionit nën ndikimin e huaj.

Gjithashtu mësohet se komisioni që vlerëson kandidaturat ka rrëzur emrin e Abdishahut pasi sipas tyre nuk përmbush kriteret e përcaktuara nga Statuti i KMSH për kandidatët.

Kështu, gara nesër pritet të zhvillohet mes katër kandidatëve, të cilët janë: Bujar Spahiu, 10 vjet Nënkryetar i KMSH-së, i shkolluar në Egjipt; Ylli Gurra, myfti i Tiranës, ka mbaruar medresenë në Stamboll dhe studimet e larta në Elbasan; Gramoz Blliku, myfti i Lushnjes, ka mbaruar studimet e larta në Egjipt dhe Islam Hoxha, ka mbaruar studimet e larta për Teologji në Turqi.



Shtuar më 01/03/2019, ora 20:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori