“Tuneli asfiksues i rrugës së Kombit”, eksperti i mjedisit jep alarmin: PPP-ja që po rrezikon jetën e shqiptarëve

Eksperti i Mjedisit, Abdullah Diku, ka konstatuar dy probleme shumë shqetësues por dhe mjaft të rrezikshëm për jetën e udhëtarëve që duhet të kalojnë në tunelin e “Rrugës së Kombit”.

Me anë të një postimi në në Facebook, Diku shkruan që ajo që vihet re sapo hyn në tunelin e “Rrugës së Kombit” është se ka një mungesë të theksuar të ventilatorëve për ajrosjen e ambinetit.

Sipas tij në rast se në tunelet europiane distanca nga ventilatori në ventilator shkon deri në 250 metra, në rrugën e “Kombit” arrin deri në 1 kilometër.

Ndërkohë problemi i dytë që është edhe më i madh sipas ekspertit, është se ventilatorët punojnë me kapacitet të ulët.

Për ekspertin kjo do të thotë të rrezikosh seriozisht shëndetine udhëtarëve në rast avrie apo aksidenti brenda tunelit, për shkak të ajrit toksi që ndodhet brenda.

Postimi i Dikut:

Tuneli asfiksues i rrugës së Kombit!___

Është tuneli më i gjatë rrugor në vend. Edhe më i rëndësishmi!

Por ka një problem me të. Tuneli ka vetëm gjysmën e numrit të ventilatorëve që bëjnë qarkullimin e ajrit në të. Gjysma tjetër ka vajtur tek tuneli i rrugës së Elbasanit (kështu më tha një plic që punonte aty), vite më parë.

Nëse keni udhëtuar jashtë, keni vënë re mbase se distanca ndërmjet ventilatorëve në tunele të ngjashme është 200-250 metra. Tek tuneli ynë kjo distancë shkon dhe 1 kilometër. Po të kaloni në të do shihni të varura ende mbajtëset e ventilatorëve që janë hequr prej tunelit.

Por kjo është sërish gjysma e së keqes…

Problemi është se ventilatorët aty punojnë në minimum (vetëm disa prej tyre, dhe ato me minimumin e shpejtësisë). Ajri në tunel nuk është i pastër dhe mungesa e punës së ventilatorëve e përkeqëson shumë situatën aty. Ka mungesë oksigjeni. Para dy netësht (të premten) rastisa të kaloj në tunel, asnjë ventilator nuk ishte në punë.

Asnjë!

Kjo është shumë e rrezikshme për shëndetin pasi gazet e mjeteve nuk qakullojnë dhe e bëjnë shumë toksik mjedisin aty, për shëndetin e njeriut them. Në rast avarie, nëse mendon se po gjen shpëtim, ke gjetur fundin tënd prej asfiksimit në atë tunel.

Përse nuk ndizen ventilatorët?!

Sepse konsumojnë energji.

Ndërsa konçensionarit nuk i bëhet vonë për shëndetin e të tjerëve por vetëm për xhepin e vet.

Po shteti që ka rrahur gjoksin e garantit se ky do ishte një model shumë pozitiv PPP-je?!

Ja ashtu…. si “Liza në botën e tunelit”, duke treguar dhe dëgjuar përrallat e veta…

Po fajin, kush e ka?!

Ato që bënë tunelin e gjatë dhe ne që qarkullojmë në të, prej hallit apo qejfit?

PPP-ja pra!

Kjo e mirë e madhe që nuk ja kishim ditur lezetin më parë?

/AlBeu.com/


Shtuar 5.02.2023 14:37