Aksident i rëndë në Tiranë
Një aksident i rendë ka ndodhur para pak minutash në Unazën e Madhe të Tiranës ku një makinë ka dalë nga rruga, ndërsa në asfalt shihet një motor.

Në vendin e ngjarjes ndodhen policia dhe autoambulanca, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për një viktimë, por ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia.

Aksidenti ka shkaktuar trafik në zonë. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2019, ora 13:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori