E BUJSHME/ Basha përgatitet për "17 Majin" e dytë dhe futjen në zgjedhje
Lulzim Basha ka theksuar vazhdimisht se nuk do të ketë negociata me Ramën dhe se gjëja e vetme që do të pranojnë edhe largimi i kryeministrit, por duket se gjërat kanë ndryshuar dhe duket se jemi përballë një "17 Maji" të dytë, shkruan Albeu.com.

Lulzim Basha, propozoi marrjen e 3 vendimeve të rëndësishme në mbledhjene kryesisë dhe Grupit Parlamentar të PD-së, të cilat i hapin rrugën negociatave me Ramën dhe futjen e demokratëve në zgjedhje.

Ai kërkon që PD të regjistrohet për në zgjedhjet e ardhshme lokale, por me kushtin që të jetë krijuar terreni për zgjedhjelira dhe të ndershme. Kusht, që sipas tij, aktualisht nuk është i plotësuar.

Më tej Basha kërkon që PD të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, si edhe kërkon që të mandatohet ai dhe Sekretari i Përgjithshëm për të negociuar me partitë politike të opozitës marrëveshjen për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Pasdite e kësaj të enjte Basha ka programuar edhe një takim me Këshillin Kombëtar të PD, ku do të diskutojë pikërisht këto tre propozime.

KRYESIA E PARTISË DEMOKRATIKE VENDOSI T’I PROPOZOJË KËSHILLIT KOMBËTAR QË:

1.Partia Demokratike e Shqipërisë të regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhjelira dhe të ndershme. Kriza e rëndë politike në vend, nuk mundëson standardet demokratike për zgjedhjelira dhe të ndershme. Është provuar se Qeveria e Edi Ramës ka bashkëpunuar me krimin e organizuar për blerjen e votave.

2.Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet në mbrojtje të demokracisë dhe të drejtës së votës së lirë të pamundësojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, të diktuara nga krimi i organizuar dhe paratë e pista që shkatërrojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

3.Të mandatojë Kryetarin e Partisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm për të negociuar me partitë politike të opozitës marrëveshjen për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për mbrojtjen e interesit publik dhe aksionin opozitar për plotësimin e këtyre objektivave, përfshirë, mandatin dhe detyrat e Qeverisë Tranzitore dhe platformën për zgjedhjelira dhe të ndershme.
Shtuar më 18/04/2019, ora 13:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori