E bujshme: Albi Nako po fejohet! (FOTO LAJM)

Prej muajsh përflitej se Albi dhe një nga balerinat e trupës së tij, Alba Hoxha, janë në një lidhje.

Por asnjëri dhe as tjetri nuk e kanë pranuar, pavarësisht thashethemeve.

Ndërkohë kur kanë kuluar muaj nga thashethemet, dhe vite nga martesa e dështuar me Klaudia Pepën, dyshja, jo vetëm që është në një romancë, por që flitet për diçka më serioze.

Burimet tregojnë se Albi Nako dhe Alba Hoxha kanë nisur përgatitjet për fejesën, pasi së shpejti do të shkëmbejnë unazat.

Secili prej tyre ka nisur të organizojë çdo gjë për ditën e rëndësishme, duke menduar deri në detaj, shkruan Icon Style.

I njëjti burim tregoi se lidhja mes Albit dhe Albës është bërë familjare dhe është vetëm çështje kohe deri në zyrtarizmin e saj.

Kujtojmë se në qershor të vitit të kaluar Albi Nako dhe Klaudia Pepa konfirmuan divorcin, ndërsa arsye të këtij vendimi ishte largësia dhe mospranimi nga ana e kantautorit për të zgjeruar familjen. /albeu.com/
Shtuar më 23/06/2018, ora 13:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori