"E bija po e kërkon", rrëfimi rrëqethës i nënës së vajzës që u mbyt në det
Nëna e Manuela Marajt, Xhemile Gjonpali, nga Elbasani, nuk mund të përmbahet për fatin e së bijës, e cila i la jetimë dy fëmijë mjaft të mitur. Duke folur per tragjedine qe u ndodhi pasditen e se shtunes ne plazhin e Vlores, ajo trgeon mes lotesh.

“E çfarë të them unë? Ne na ndodhi kjo se nuk kishte rojë bregdetare që të shpëtoheshin tri jetë. Unë kam humbur vajzën, dritën e syve. Na la dy fëmijë jetimë. Iku për faj të shtetit”, shprehet mes lotëve nëna e Manuelës, e cila dje ndodhej në banesën e saj, në lagjen “Pavarësia”, shkruan “Panorama”.

Sipas rrëfimit, Manuela ishte nëna e dy fëmijëve 9 dhe 4 vjeç, ndërsa Xhoana Cani ishte nëna e një djali 6-vjeçar. Ato kishin shkuar në plazh të shoqëruara me fëmijët dhe motrën e vogël të Xhoanës. Ka qenë Xhensila, motra e Xhoanës, ajo e cila ka rrezikuar fillimisht të mbytej.

Pasi ka kërkuar ndihmë, dy vajzat e tjera kanë hyrë në ujë, por rrymat i kanë marrë ato. Xhensila është shpëtuar nga një tjetër plazhist në zonë.

Dy vajzat kanë hyrë në ujë, ndërsa për t’i ndihmuar është futur edhe i riu nga Maqedonia, por fatkeqësisht asnjë prej tyre nuk ka arritur të dalë dot gjallë. Fëmijët kanë qenë dëshmitarë të kësaj ngjarjeje, ndërsa vajza e Manuelës është ende duke kërkuar nënën. /albeu.com/
Shtuar më 18/07/2017, ora 23:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori