E bëri ministre, çfarë mendon sot Majlinda Bregu për Sali Berishën
Pëlqej
Majlinda Bregu është një ndër politikanet më të komentuara në Shqipëri.

Por pas zgjedhjeve të 25 qershorit, ku Basha nuk e futi në listë dhe e përjashtoi nga PD, ajo ka zgjedhur të bëjë karrierë personale.

Pak ditë më parë ajo fitoi pozicionin si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

"Pozicioni është drejtues i këshillit të bashkëpunimit rajonal, pozicion i cili është më lart se drejtori.

Unë e kam për nder të mbaj këtë pozicion, por mbi të gjitha shpresoj të ndihmojë sa më shumë shqiptarët"- tha Bregu.

Por a e ka uruar Sali Berisha Bregun për detyrën e re?

"Berisha, shqiptari i parë, që pozicionoi Europën, si yllin polar politik të PD-së. Berisha duhet të ndihet krenar. Më ka uruar"- tha Majlinda Bregu e ftuar në "Top Show". /albeu.com/


Shtuar më 26/04/2018, ora 11:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori