E bëri makinën copë buzë bordurës, kapet i riu i dehur në Durrës
Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Durrës pasi që drejtonin mjetet në gjendjedehur.

Të arrestuarit janë: M. H., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi në rrugën “Aleksandër Goga”, duke drejtuar në gjendjedehur mjetin tip “Ford”, ka goditur 2 mjete të parkuara duke shkaktuar dëme materiale.

Kurse F. K., 59 vjeç, banues në Shijak, në aksin rrugor Durrës-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Hyundai” në gjendjedehur, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës, ku për pasojë është lënduar pasagjeri në mjet, shtetasi N. G., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Shtuar më 30/09/2020, ora 15:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori