Rama e ka nisur ditën e sotme me një
postim në rrjetet sociale ku prezanton zgjidhjen e problemit të furnizimit me ujë në zonat rurale të Shqipërisë.
Mirëpo në postimin që ka bërë kryeministri, ndjekësit kanë qenë shumë të vëmendshëm dhe kanë vënë re që në
hartën e publikuar nuk duket Koova.
Territori i ndarë në atë hartë lë të nënkuptohet se Kosova është pjesë e Serbisë. Një gafë kjo që nuk i falët një kryeministri, i cili e ka kuptuar gabimin që ka bërë, e ka fshirë atë dhe e ka rregulluar duke vendosur
hartën e duhur.
Por ky rast nuk i ka shpëtuar as ish-kryeministrit Sali
Berisha dhe opozitës.
Berisha shkruan se
Rama ka kryer një akt tradhëtie
kombëtare.
“Zografi bis në një akt flagrant të tradhëtisë
kombëtare fshin Kosoven si shtet i pavarur dhe e paraqet atë si territor të Serbisë! Shikoni
hartën që Zografi Bis poston në Fb e tij. Sb,”– shkruan
Berisha në një status në Facebook-un e tij.
Në lidhje me këtë
postim ka reaguar edhe Luan
Rama, i cili e quan një
postim fyes dhe provokativ.
Shtuar më 19/11/2019,
ora 20:18