E bëri Kosovën pjesë të Serbisë, Rama e merr me terezi e korigjon gafën pas 4 orësh (FOTO LAJM)

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka bërë një gafë të pafalshme në cilësinë e kryeministrit të shtetit shqiptar.

Ndoshta nga pakujdesia, kryeministri Edi Rama e ka pranuar Kosovën si pjesë të Serbisë.

Ka qënë një video e postuar në Facebook nga kryeministri për furnizimin me ujë 24 orë në të gjithë zonat e Shqipërisë, ku shihet se Kosova është ende pjesë e Serbisë.

Kjo gafë e cila ka qarkulluar në media për 4 orë dhe ka marrë kritika nga mediat shqiptare dhe kosovare, është korigjuar nga stafi i Kryeministrit pas 4 orësh dhe vetëm atëherë edhe zëvëndësuar me një tjetër.

Rikujtojmë se kryeministri Edi Rama është akuzuar nga kryeministri kosovar Ramush Haradinaj se ka qënë pro ndryshimit të kufijve të Kosovës, por sigurisht nuk përjashtohet fakti që ngatërresa e madhe të jetë thjesht një gabim njerëzor. /albeu.com/



Shtuar më 19/11/2019, ora 16:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori