Miratohet projekt-ligji i qeverisjes elektronike, Balluku jep detajet

Zv/kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi sot se Kwshilli i ministrave ka miratuar projektligj pwr qeverisjen elektronike.

Në fjalën e saj në një dalje për mediat Balluku e konsideroi këtë ligj si mjaft të rëndësishëm ndërsa sqaroi arsyet e një vendimarrje të tillë.

“Sot në mbledhjen e Këshillit te Ministrave kaluam një nga ligjet më të rëndësishme, Ligji i qeverisjes elektronike. Ky pr/ligj është një rregullues i rëndësishëm që do marrë jetë shumë shpejt. Qeveria ka nisur një studim të tregut sa i përket profesioneve të veçanta. Në këtë rast profesionet kanë të bëjnë me zhvillimet teknologjike e dixhitale.
Janë një sërë profesionesh që sot trajtohen në forma të ndryshme. Për ta hapur këtë treg dhe për të bërë të konkurrueshme edhe pozicionet brenda administratës shtetërore do na duhet ta rregullojmë me ligj këtë kuadër“ u shpreh Balluku./albeu.com/