E-albania, më pak përdorues të rinj të regjistruar gjatë qershorit
Pëlqej
Gjatë muajit qershor në portalin e-albania janë regjistruar 21,821 përdorues të rinj, sipas statistikave të publikuara në këtë portal. Një muaj më parë numri i përdoruesve të rinj ishte 26, 409.

Numri i përdoruesve të aplikacionit mobile gjatë muajit qershor ishte 15,072, ndërsa gjatë një muaji më parë numri i përdoruesve i aplikacionit mobile ishte 16,009.

Sipas statistikave periodike mujore të portalit e-albania, edhe gjatë qershorit shërbimi i certifikatës familjare ishte më i përdoruri nëpërmjet portalit, si dhe nëpërmjet aplikacionit mobile. Ndërsa në vend të dytë ishte gjenerimi i kartës së shëndetit nëpërmjet portalit.

Për sa i përket aplikacionit mobile, shërbimi i dytë më i përdorur ishte deklarimi i dhe pagesa e kontributit nga punëdhënësi, me 3381 përdorime të këtij shërbimi, ndërsa nëpërmjet portalit ky shërbim është përdorur 6,246 herë.

Një tjetër shërbim që kryhet nëpërmjet portalit e-albania është edhe aplikimi për leje ndërtimi. Gjatë muajit qershor numri i aplikimeve për leje ndërtimi ishte 1267, më i ulët krahasuar me muajin e kaluar ku kishte 1309 aplikime për leje ndërtimi.

Ndryshe nga muaji i kaluar, gjatë qershorit një ndër shërbimet më të përdorura në portalin qeveritar ishte informimi për notat e provimeve të maturës. Ky shërbim njohu mbi 18 mijë përdorime nëpërmjet portalit dhe rreth 2364 nëpërmjet aplikacionit mobile.

Drejt shërbimeve online

Me zhvillimet e shpejta teknologjike, të gjitha shërbimet po orientohen drejt dixhitalizimit të tyre. Nje pjese e mire e sherbimeve po jepen online. Pritet qe ne muajt ne vijim portali te shtoje edhe 80 sherbime te reja.

Megjithate, në portalin e-Albania prej muajit prill mund të gjeni 13 shërbime të reja elektronike, me pagesë, të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT), të projektuara dhe të investuara nga AKSHI.

Marrja e online, sipas faqes zyrtare të e-albania, e Vërtetimeve të bizneseve kanë sjellë një kursim kohe prej 14,000 orësh pritje në radhë (llogaritur me mesatarisht një kohë pritjeje prej 15 minutash në sportel).

Nëpërmjet e-shërbimeve të reja të DPT-së, bizneset mund të kryejnë online një sërë pagesash si:

 Detyrime Globale/Penalitetet
Tatim mbi të Ardhurat Personale të Biznesit të Vogël
Tatim i Lojërave të Fatit
 Taksat Kombëtare
Tatim i mbajtur në Burim
Tatim mbi Vlerën e Shtuar
Tatim i Thjeshtuar mbi Fitimin
Tatim mbi të Ardhurat nga Punësimi
 Tarifat Kombëtare
Tatim Fitimi
 Renta Minerare
Tatim mbi të Ardhurat Personale
 Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore /albeu.com/

Shtuar më 13/07/2018, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori