Këtë sezon, Dea Michelle moderatore në “Top Channel”

Listës së personazheve të “Big Brother VIP” që i bashkohen këtë sezon të ri televiziv ekranit të “Top Channel” i shtohet edhe Dea Michelle.

“Iconstyle” shkruan se ajo do të moderojë një rubrikë të re në programin “E diell”.

Rubrika e Deas do të përfshijë TikTok-ers të ndryshëm dhe pritet të jetë më tepër e lidhur me rininë, teknologjinë dhe rrjetet sociale.


Shtuar 13.09.2023 16:19