"E akuzojnë për shkulje thonjsh, e emërojnë ministër të Brendshëm"
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar dekretimin e Presidentit Nishani të Fatmir Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme.

Nishanit deklaroi se Xhafaj ishte i papërshtatshëm, por nuk mund të mos e dekretonte si ministër, dhe kjo ka sjell dhe reagimin e Manjanit me një postim në Twitter.

“E akuzojnë për shkulje thonjsh, jo për mani(pedi)kyr dhe e emërojnë Ministër të Brendshëm! Dështim i sistemit politik dhe kushtetues!”-shkruan Manjani.


Shtuar më 20/03/2017, ora 11:15
Tage: emerimi

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori