E akuzoi për dekonspirim, ish-oficeri i përgjigjet ashpër Ramës
Kryministri Edi Rama mbrëmë në studion e Arian Çanit u përgjigj edhe mbi akuzat e ish-oficerit Zagani ku deklaroi se ai është dënuar nga gjykata në Shqipëri.

“E di ku ka përfunduar, por në Republikën e Shqipërisë ai është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe me këto farë gjykatash, ose je i pandehur politik, ose kaq shumë provohet fajësia jote, sa nuk bëjmë dot një pazar për të liruar.

Kështu që, kur e ka dënuar Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e ka çuar për shpërdorim detyre dhe nuk e di se çfarë tjetër, çfarë duhet verifikuar më shumë?!

Ajo Prokurori dhe ajo Gjykatë nuk kanë pasur asnjë arsye në botë që të lëvizin një gisht për hatër të Saimir Tahirit”- tha Rama në “Zonë e Lirë”.

Pas fjalës së Ramës ka reaguar menjëherë Zagini me anë të një statusi në Facebook.

“Edhe budalla e ka krytin si njeri”, thot nje fjale e vjeter andej prej nga vi une….dhe qe ta di kush se di une vij nga Bushati Shkodres, po e them deri ne fund se ky dhe keta qe ka mbas me nxjerrin prap nga Tropoja, qe edhe te isha vec nder do ta kisha por nuk jam,,,,sa per parantez e them kete,,edhe pse nuk jam gazetar po them thjesht mendimin tim,…!

P.S… se kisha per asnje njeri ne vecanti..!”- shkruan Zagani. /albeu.com/

Shtuar më 28/10/2017, ora 09:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori