Kishte frikë mos infektonte të tjerë, infermierja e prekur nga COVID-19 vret veten
Një lajm tragjik
mësohet nga
Itali, vendi ky koronavirusi vetëm sot mori mbi 700 jetë njerëzish.
Mësohet se një infermiere 34 vjeçare e cila ishte e
infektuar me COVID-19 vrau veten
ditën e sotme në
Itali pasi kishte frikë mos kishte
infektuar persona të tjerë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në spitalin e San Gerardo në Monza.
Autoritetet njoftojnë se prej kohësh ajo ishte në gjendje jo të mirë, dhe e vuante shumë faktin se mund të kishte
infektuar të tjerë.
“Ilmessaggero” shkruan se stresi gjatë punës dhe shqetësimi i infektimit të njerëzve të tjerë pasi edhe ajo rezultonte e prekur me koronavirus ishin disa nga arsyet që e çuan drejt aktit ekstrem
Ndërkohë, bilanci tragjik në
Itali vijon ende teksa
ditën e sotme janë regjistruar 743 viktima duke e çuar numrin total të tyre në 6820.
Numri i personave të
infektuar ka arritur në 69 176, dhe janë regjistruar 5259 raste më shumë.
Shtuar më 24/03/2020,
ora 19:34