Dyshonte se gruaja e tradhtonte me ish-burrin, detaje nga vrasja e Ahmet Toskës
Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak ditë më parë, ku u ekzekutua në sy të bashkëshortes Ahmet Toska.

Autori i dyshuar Fatmir Hoxhaj ishte martuar me ish-bashkëshorten e Toskës dhe dyshonte se lidhja mes tyre vazhdonte edhe shumë vite pas ndarjes.

“Kanë dashur të njëjtën grua. Besohet se Hoxhaj kishte ngritur dyshime se lidhja intime mes Ahmet Toskës dhe bashkëjetueses së tij vijonte në fshehtësi, gjë e cila ka sjellë disa konflikte, duke çuar deri në vrasjen me një plumb në kokë të Ahmet Toskës”, shkruan Panorama.

Një ditë më parë, Hoxhaj u la në burg. Atë e mbështetën shumë familjarë jashtë seancës gjyqsore, që i thanë të mos dorëzohej.

Fatmir, rri i qetë, mos u shqetëso. Çdo gjë do të zgjidhet”, thërrisnin nga jashtë familjarët.

Fatmir Hoxhaj nuk e ka pranuar autorësinë e krimit, duke treguar si alibi se atë ditë është zgjuar në orën 08:00 nga gjumi, pothuajse dy orë pas vrasjes. Gjithsesi gjykata e ka lënë në burg. 50-vjeçari, Ahmet Toska u qëllua me armë zjarri në kokë në orën 6 të mëngjesit të 26 tetorit, teksa po përcillte bashkëshorten në punë. Kjo e fundit ka parë gjithë skenën.
Shtuar më 19/11/2020, ora 14:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori