"Dyshonte se e tradhtoja", gruaja e Zhidrut tregon si nisi ngjarja e rëndë
Janë zbardhur detaje nga dëshmia e bashkëshortes së 71-vjeçarit Lefter Zhidru, i cili u ekzekutua nga forcat RENEA pas një rezistence pas më shumë se 5 orësh në banesën e tij ditëne djeshme.

Ajo ka rrëfyer se si nisi gjithë ngjarja. 40-vjeçarja ka thënë se bashkëshorti pretendonte se ajo e tradhtonte.

Gjatë gjithë kohës, mësohet se i moshuari ka ushtruar dhunë ndaj saj, ndërsa ndaj gruas mësohet se nuk ka pasur urdhër mbrojtjeje. Ajo fillimisht ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, por më pas ka pohuar se bashkëshorti pretendonte se e tradhtonte dhe dyshohet se për këtë ka nisur edhe konflikti mes tyre.

Gruaja ka arritur të dalë pa u lënduar nga banesa, ndërsa ka ndërhyrë menjëherë Policia e Elbasanit.

Shtuar më 25/09/2020, ora 12:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori