E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Dyshohet si bashkëpunëtor i terroristit Ksiros, pranga shqiptarit
Një 37-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia greke, pasi dyshohet se bën pjesë në organizatën terroriste që kryesohej nga greku Kristodulos Ksiros, i cili u arrestua disa ditë më parë. Shqiptari i akuzuar si bashkëpunëtor i Ksiros, dyshohet se ka marrë me qira banesën ku Ksiros iu gjetën lëndë eksplozive dhe armë, të cilat dyshohet se do të përdoreshin për një sulm të afërt nga terroristi.

Ndërkaq, policia vuri në pranga edhe një bashkëpunëtorë të dytë të Kristodulos Ksiros, një 54-vjeçar me shtetësi greke.
Sipas policisë greke Kristodulos Ksiros, ish-militant i grupit të armatosur “17 nëntori” që në 25 vjet luftë ka kryer 22 vrasje, u arratis nga burgu një vit më parë në 7 janar, duke shfrytëzuar një leje.

Organizata me frymëzim marksist dhe anti kapitalist merr emrin e saj nga revolta e Politeknikut, që u shtyp me dhunë dhe shënoi nisjen e rënies së diktaturës së kolonelëve. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2015, ora 10:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori