Dyshohet se e vranë, detaje nga vdekja e çuditshme e 27 vjeçarit
Një 27-vjeçar është gjetur pa shenja jete, në aksin Elbasan – Peqin.

Paraprakisht u njoftua se ishte një aksident në rrugë ku policia dyshonte se 27-vjeçari Sokol Veliraj ishte përplasur nga një motoçikletë dhe për pasojë kishte humbur jetën.

Por me këqyrjen e vendngjarjes, ka ndryshuar edhe pista e hetimit. Ekspertiza nuk konstatoi shenja gjaku në rrugë teksa as shenjat minimale të një aksidenti. Edhe në trupin e viktimës janë konstatuar shenja vetëm në pjesën e mjekrës.

Kjo ka ngjallur dyshimet se Veliraj mund të jetë vrarë diku tjetër dhe më pas është hedhur në rrugë.

Sokol Veliraj, ishte nga Elbasani por jetonte në Pogradec ndërsa së fundmi ka punuar si çoban në fshatrat e Tepelenës.
Shtuar më 23/04/2019, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori