Dyshohet për vjedhje, prangoset oficeri i policisë
Një oficer i policisë së Sarandës u arrestua këtë të shtunë nga kolegët e tij për veprën penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal.

Dyshohet se gjatë kontrollit të një mjeti në postobllok, oficeri i ka vjedhur një sasi parash drejtuesit të makinës.
Ngjarja ka ndodhur në datën 03.04.2014, në vendin e quajtur “Ura e Kranesë”, ku ishin vendosur si pikë kontrolli një grup punonjësish policie prej 3 vetash, me objekt kontrollin e automjeteve për armë zjarri dhe lëndë narkotike. Mes makinave të kontrolluara ishte dhe automjeti me të cilin udhëtonte shtetasi që bëri kallëzimin.

Pas kontrollit të kryer, automjeti është larguar nga vendi i kontrollit dhe më pas shtetasi ka konstatuar humbjen e shumës së të hollave, rreth 420 euro dhe 266 dollarë. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2014, ora 12:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori