Dyshohet per dy varreza masive ne Maqedoni
Albeu.com
Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Haki Demolli, gjatë një takimi me ambasadorin e Maqedonisë, Stojan Karajanov, i dorëzoi një shkresë për Shkupin zyrtar lidhur me dyshimet për ekzistimin e dy varrezave masive në Maqedoni.
Me këtë rast u kërkua themelimi i një komisioni të përbashkët për inspektimin e vendeve ku dyshohet ekzistenca e këtyre dy varrezave.

Demolli dhe Karanajov biseduan edhe për vazhdimin e bisedimeve për lidhjen e marrëveshjeve për bashkëpunim juridik ndërkombëtar për çështje penale, transferimin e personave të dënuar dhe ekstradimin, të cilat kanë filluar në shkurt të këtij viti mes të përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës dhe Maqedonisë.
Shtuar më 07/05/2010, ora 20:30
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori