CHAMPIONS/ Këto janë të gjitha ndeshjet e ditës së sotme, spikat Juventus – Chelsea (FOTO LAJM)

UEFA Champions League vazhdon sot me tetë ndeshje të tjera mjaft interesante. Pas ndeshjeve vërtet emocionuese së ditës së djeshme, ku nuk munguan surprizat dhe konfirmimet, sot pritet të përjetohen të njëjtat emocione.

Sot në fushë zbresin kampionët në fuqi, Chelsea, ku pritet të kenë një përballje të fortë në “Allianz Stadium” me Juventusin.

Gjithashtu do të zbresin edhe skuadra si Bayern Munich që pritet të ketë një ndeshje të lehtë përballë Dinamo Kyiv apo edhe Manchester United përballë Villarreal.

Ashtu siç është bërë zakon tanimë, dy ndeshje do të luhenë në 18:45 dhe gjashtë të tjera në orën 21:00./albeu.com


Shtuar 29.09.2021 08:42