DYSHIMET/ Banda e rrezikshme donte të eliminonte Ndojn? SPAK kërkon ndihmë jashtë vendit
Vazhdojnë hetimet për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj ndodhur pak muaj më parë ku humbi jetën shoferi i tij.

Ditën e sotme mesohët se Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka vendosur që të kërkojë ndihmë edhe nga autoritetet e huaja për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja të ndodhur në nëntor të vitit 2019.

Prokuroria e Posaçme ka dërguar letërporosi në një vend të Bashkimit Evropian, ku kërkon të informohet mbi aktivitetin e një grupi kriminal.

Mësohet se ky grup kriminal operon në Fushë-Krujë dhe Durrës, ndërsa krimi dyshohet të ketë lidhje me përplasjet për pronat në bregdet…
Shtuar më 16/01/2020, ora 16:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori