Pse Macron duhet të zgjidhet sërish president i Francës?

The Economist

Kur fitoi zgjedhjet presidenciale në vitin 2017, Emmanuel Macron u bë menjëherë një standard i radikalizmit dhe centrizmit. Ai ishte i ri, i zgjuar dhe shumë i arsyeshëm. Por në atë vit që Macron u zgjodh president, ishte një periudhë jo shumë e mirë për liberalët.

Britania kishte votuar vitin e kaluar për t’u larguar nga Bashkimi Europian. Donald Trump sapo ishte zgjedhur president. Në të gjithë Europën populistët po kryesonin në votime, madje edhe në vende si Suedia, Danimarka dhe Gjermania.

Në Greqi ishte në pushtet e majta ekstreme. Lega Nord e Italisë së shpejti, do të ishte pjesë e qeverisë si një koalicon populist që mbështeste daljen nga euro dhe që kishte refuzuar me forcë shpëtimin e emigrantëve në Mesdhe.

Në të gjithë botën, politikanët e pasur të cilët premtuan të ndërtonin mure kufitare dhe të injoronin ekspertët ishin në rritje. Nuk është çudi që triumfi i Macron në një nga vendet më të rëndësishme të Europës solli sado pak lehtësim, raporton abcnews.al.

Më 10 prill, Macron do të përballet sërish me votuesit. Këtë herë ai nuk kandidon për aspiratat e të majtës radikale, por për të kaluarën e tij si një reformator i guximshëm, për vizionin e tij për çështjet botërore dhe si një lider që ka rigjallëruar politikën franceze.

Fitorja do të ishte një arritje e jashtëzakonshme. Që nga Charles de Gaulle në 1965, francezët nuk kanë rizgjedhur një president që ka shumicën në asamble.

Pikërisht në politikën ekonomike, centrizmi ka qenë më i suksesshëm. Përpara se të merrte detyrën në vitin 2017, ai tha se Franca duhet të jetë e hapur ndaj globalizimit, por duhet të përpiqet më shumë që qytetarët e saj të kenë aftësitë e nevojshme për t’u përshtatur me ndryshimin.

Reformat e tij pro tregut të punës dhe rregullatorëve mishëruan këtë filozofi dhe çuan në një rikthim mbresëlënës të rritjes së punësimit dhe krijimin e bizneseve të reja. Macron është përqëndruar gjithashtu te trajnimi dhe arsimi. Në nivelin europian, ai ishte një forcë shtytëse pas krijimit të ngeu, një fond prej 750 miliardë eurosh për të ndihmuar ekonomitë më të dobëta të Europës për shkak të Covid-19.

Megjithatë, ai ka shumë për të bërë në mandatin e dytë. Macron ka qenë i etur për të marrë në dorë levat e kontrollit shtetëror, si kufizimi i çmimeve të energjisë elektrike apo ndërhyrja në menaxhimin e hipermarketeve.

Me gjithë kompetencën e tij të shkëlqyer, ai ka dështuar të rikthejë shpresën tek e majta. Megjithatë ka diçka që mbështetësit e tij do t’ia vinin në dukje, se ai nuk ka arritur të riparojë sistemin e pensioneve, ndoshta edhe për shkak të pandemisë.

Si një burrë shteti ndërkombëtar, Macron arriti të identifikonte kërcënimin ndaj rendit perëndimor nga një fuqi në rritje e Kinës dhe një Rusi e zemëruar.

Zgjidhja sipas tij ishte të përpiqej të nxiste Bashkimin Europian – një forum ku Franca ka një rëndësi të madhe edhe nëse kjo do të dëmtonte institucionet që bashkojnë Perëndimin. Në vend që të përballej me Vladimir Putin, presidentin e Rusisë, ai përmendi ndërtimin e urave mes vendeve.

Ai donte të nënvlerësonte NATO-n, të cilën ai e akuzoi se ishte “vjetëruar”. Megjithatë, siç ka treguar lufta në Ukrainë, roli i Amerikës në mbrojtjen e Europës është i domosdoshëm. Megjithëse përpjekjet e tij për të mposhtur xhihadistët në Sahel ishin të guximshme, efekti po shihet tani.

Marrëdhëniet e tij me Britaninë pas daljes nga Brexit ishin të tensionuara dhe ishte pikërisht ajo që dëshironte kryeministri i Britanisë. Në zgjedhjet e vitit 2017 ai mundi Marine Le Pen, një nacionaliste me 66% kundrejt 34% të votave.

Nëse ajo fiton raundin e dytë të zgjedhjeve, gjë që ka të ngjarë të ndodhë, Macron do të fitojë me një diferencë shumë të ngushtë, 53% kundrejt 47%. Sipas anketave, 51% e francezëve pritet të votojnë për një kandidat të së djathtës nacionaliste ose të së majtës antikapitaliste në raundin e parë, pak më shumë sesa në 2017, raporton abcnews.al.

Me pak fjalë, pesë vite qeverisje me bindje centriste kanë zbehur mbështetjen për qendrën( LREM). Dhe arsyet për këtë janë të shumta. Lufta dhe pandemia kanë polarizuar politikën, dhe jo vetëm në Francë.

Kritikët e kanë quajtur Macron “presidenti i të pasurve”. Pjesërisht është e vërtetë sepse ai uli taksat mbi pasurinë. Macron gjithashtu po përballet me një tjetër problem me të cilin po përballen politikanët kur kandidojnë kundër populistëve.

Ai ka paraqitur politika të bazuara në realitet dhe thotë çdo gjë që do t’i nxisë votuesit, pavarësisht nëse është e vërtetë apo jo. Macron ka treguar një neglizhencë ndaj institucioneve.

Edhe pse gjatë qeverisjes së tij, kishte shumë deputetë në detyrë, partitë e qendrës së majtë dhe të qendrës së djathtë janë kthyer në një “shfaqje të mërzitshme” për politikën presidenciale. Është e vërtetë që ata kishin përgjegjësinë për të rinovuar politikën, por Macron ua vështirësoi punën duke minuar aftësitë e tyre.

Ajo që mbetet është një garë mes Macron dhe një kakofoni ekstremistësh në të majtë dhe në të djathtë.

Si rezultat, personi më i ngjashëm që Franca ka me një lider opozitar është Le Pen – një admiruese e Putin, e cila do të shkelte rregullat e BE-së duke favorizuar qytetarët francezë për gjithçka, nga strehimi te puna.

Shanset e saj prej 21% për t’u bërë presidente janë jashtëzakonisht të larta. Në vitin 2016, Macron shkroi: “Nëse nuk bashkohemi për pesë ose dhjetë vite, Le Pen do të jetë në pushtet”.

Çfarë duhet të bëjnë centristët për faktin shqetësues se, pavarësisht gjithçkaje që ai ka bërë, fjalët e tij janë po aq të vërteta sa dikur?

Politika është kaq e lidhur me fiset dhe identitetin, saqë përfitimet materiale për sa i përket vendeve të punës dhe rritjes ekonomike janë të nevojshme, por jo të mjaftueshme për tu rizgjedhur sërish. Një arsye tjetër është se një person nuk mund të qeverisë dot i vetëm qendrën radikale. Kjo për arsye sepse siç e dinë centristët, individët kanë të meta. Centrizmi francez dhe liberalët anglo-amerikanë janë sisteme.

Ato kërkojnë rinovim të vazhdueshëm, përmes argumentimit dhe konkurrencës. Macron ka ende votën e francezëve por ai ka nevojë për aleatë.