Dyqanin bosh e ktheu në magazinë droge, në kërkim durrsaku

Pëlqej
Policia e Durrësit gjatë një kontrolli në një dyqan bosh ka gjetur dhe sekuestruar rreth 32.4 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa.

Mësohet se është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit të ambientit ku u gjet lënda narkotike, shtetasi me inicialet L. C. 41 vjeç, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal. /albeu.com/


Shtuar më 06/09/2017, ora 09:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori