Dy vjet përgjime, si u shkatërrua banda e frikshme e drogës
Pëlqej
Operacioni antidrogë është bërë në bashkëpunim mes policisë shqiptare dhe Guardia Di Finanza dhe hetimet kanë zgjatur më shumë se dy vite.

Të arrestuarit janë 21 shqiptarë dhe 6 italianë të cilën akuzohen për veprat penale krijimin e organizatave kriminale, trafikun ndërkombëtar të drogës, armëve dhe municioneve nga Shqipëria drejt Italisë dhe më pas në vende të tjera.

Megaoperacioni "Lulët e Pranverës" u finalizua me sukses sajë bashkëpunimit me Prokurorinë e Leces në Itali.

Në shkurt 2017 u sekuestruan 1.6 ton drogë në Godullë Adriatik, në Brindizi janë sekuestruar 996 kg marijuanë dhe më pas edhe një gomone u kap me 685 kg marijuanë.

Sipas autoriteteve italiane, rreth 10 ton drogë janë dërguar nga Shqipëria në Itali, për tu shpërndarë më pas në tregun europian.

Operacioni në Shqipëri është pqërqëndruar për dy vite në Durrës, Vlorë dhe Lezhë.

Hetimi përfshin përgjime telefonike dhe vëzhgime ambientale. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2019, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori