Dy vjet nga ndarja nga jeta e Arbën Xhaferrit
Pëlqej
Dy vjet më parë, më 15 gusht 2012, u nda nga jeta, një nga intelektualët dhe mendimtarët më të rëndësishëm shqiptarë të kohës sonë, Arbën Xhaferri. I goditur prej disa vitesh nga një sëmundje e rëndë, Arbën Xhaferri nuk pushoi për asnjë çast së luftuari me armën më të fortë të tij-mendjen, për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, por edhe për krjimin e një shtrati gjithëkombëtar të mendimit intelektual, në mënyrë që shqiptarët të kishin një bosht të përbashkët ideologjik dhe politik.

Në përvjetorin e vdekjes kryeministri Edi Rama kujton me respekt dhe mirënjohje mikun dhe shqiptarin që sipas tij ka lënë një vepër frymëzuese.

"Sot ne pervjetorin e vdekjes kujtoj me respekt e mirenjohje mikun e shtrenjte shqiptarin e mire Arbën Xhaferri qe na la nje veper frymezuese" shkruan Rama ne Twitter.

Arbën Xhaferri, i lindur në Tetovë më 25 janar 1948 dhe i diplomuar për filozofi, kulmin e veprimtarisë intelektuale e dha pas rrëzimit të komunizmit, përkatësisht pas vitit 1990. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2014, ora 12:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori