Dy vjeçarja sulmohet nga ujku në Kopshtin Zoologjik (FOTO)

Një vajzë 2 vjeçare ka shpëtuar për një fije, pasi është sulmuar nga një ujk në Kopshtin Zoologjik. I ati i vajzës së vogël shprehet i indinjuar për personelin, të cilët nuk janë treguar aspak të gatshëm për të ofruar ndihmën e shpejtë.

Ka mjaftuar vetëm që vajza ti afrohej kafshës, për ti dhënë një biskotë dhe dora e saj të mavijosej nga sulmi. Ngjarja në fjalë ka ndodhur paraditen e sotme, ndërsa vajza ka marrë plagë në dorën e djathtë ndërsa po i zgjaste kafshës një biskotë.

Fatmirësisht vajza tashmë ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore, pas marrjes së mjekimit të nevojshëm. /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2016, ora 17:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori