Dy vite më parë, del videoja kur Tahiri flet për lidhjet më Habilajt (VIDEO)
Deputeti i PD Edi Paloka ditën e sotme me anë të një postimi në Facebook ka risjellë në vëmëndje videon e dy viteve më parë ku ish-ministri Saimir Tahiri flet për herë të parë për Habilajt.

"Moralisht unë do të ndihesha i goditur në rast se zotërinjtë për të cilët bëhet fjalë, gjehen nga Prokuroria, nga hetimet që janë trafikantë, atëherë po unë jam moralisht i ,…do i kërkoj falje publikut i kam shitur makinën ca trafikantëve, po nëse sjanë atëherë cfarë të bëj?"- thoshte dy vitë më parë Tahiri për Habiljat.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri akuzohet për lidhje me Habilajt të cilët janë kapur në Itali dhe akuzohen për trafik droge. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet edhe për ish-ministrin për të cilin hetohet gjithashtu për trafik droge, korrupsion si dhe hetim mbi të ardhurat e tij.

Postimi i Palokës në Facebook

Ja cfare thoshte nder te tjera Tahiri:

Moralisht unë do të ndihesha i goditur në rast se zotërinjtë për të cilët bëhet fjalë, gjehen nga Prokuroria, nga hetimet që janë trafikantë, atëherë po unë jam moralisht i ,…do i kërkoj falje publikut i kam shitur makinën ca trafikantëve, po nëse sjanë atëherë cfarë të bëj?

Do i thosha publikut unë paskam bërë një gabim njerëzor, duhet të isha interesuar më parë…

S’po e mohoj fare, ne rast se ata hetohen i gjen prokuroria qe kane ndonje lloj qofte edhe largesisht tendence te tille e para nje here mbaj pergjegjesi para ligjit e dyta do i kerkoj falje publikut se i paskam shitur makinen ca trafikanteve /albeu.com/


Shtuar më 25/11/2017, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori