Dy viktimat e Laçit ishin të armatosur
Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në qendër të qytetit të Laçit. Disa të rinj u përplasën me njëri-tjetrin me armë zjarri. Viktimat janë Mikel Jushi dhe Jani Jushi.

Ata ndërruan jetë në një spital privat në kryeqytet. Mësohet se viktimat janë kushërinj me njëri-tjetrin. E ndërsa sot kanë dalë dhe fotot e tyre. Ata janë të moshave 35 dhe 30 vjeç dhe mësohet se janë kushërinj me njëri-tjetrin.

Dy të rinjtë nuk kanë mundur t’ju shpëtojnë plagëve të marra dhe kanë ndërruar jetë në sallën e operacionit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15 në lagjen nr 1 në rrugën “Kosova” pas një konflikti për motive banale gjatë kohës që kanë qenë të ulur në një lokal shumë pranë qendrës së qytetit.

Mësohet se dy të rinjtë Mikel dhe Jani Jushi ishin të armatosur.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje dy të rinjtë ishin brenda një lokali kur debatuan me autorët. Pas debatit me ta, dy të rinjtë tentuan të largohen me vrap nga lokali por janë ndjekur nga autorët për rreth 100 metra, ku edhe aty janë vrarë me armë zjarri.
Shtuar më 29/04/2019, ora 09:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori