EMRAT/ Fier, i riu vret me pistoletë të dashurën dhe më pas veten,
Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur në Fier ku dy të rinj janë gjetur të vdekur në makinë.

Mësohet se kemi të bëjmë me një vrasje dhe trupat e tyre janë gjetur sot në makinë.

Nga raportimet e para mësohet se një i ri ka vrarë të dashurën me armë dhe pastaj i ka dhënë fund edhe jetës së tij duke u vetëvra.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në vendin e njohur si “Ura e Pjetrit”. Të rinjtë janë gjetur të pajetë në mjetin e tyre.

Makina me targa AA 934 OY është gjetur e parkuar në anë të rrugës, ndërsa brenda saj, trupat e dy të rinjve, të identifikuar si Drini Derveni, 32 vjeç dhe Ermira Arapi 29-vjeçe.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Fier!

Informacion paraprak.

Më datën 10.02.2017, rreth orës 11:40 në aksin rrugor Fier-Hoxharë, në afërsi të fshatit Shënpjetër, në mjetin tip Fuoristradë me targë AA 939 OY, janë gjetur të vdekur 2 persona.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes u bë identifikimi i viktimave të cilët janë D.D, 32 vjeç, banues në Fier dhe E.A 29 vjeçe, banuese në fshatin Ngurrëz, Lushnje.

Gjithashtu nga kqyrja e plotë e vendit të ngjarjes dallohet qartë se shtetasi i lartëpërmendur pasi ka qëlluar me armë shtetasen E.A, ka vrarë veten.

Shtetasi D.D mban në dorë 1 pistoletë të tipit TT e armatosur dhe ka qitje me puqitje në kokën e tij.

Nga të gjitha rrethanat e mësipërme rezulton që shtetasi D.D pasi ka vrarë shtetasen E.A, ka vrarë veten.

Grupi hetimor në bashkëpunin me Prokurorinë po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com/
Shtuar më 10/02/2017, ora 12:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori