Dy vdekjet e Mbretit Zog! Elia publikon fotot e rralla (FOTO LAJM)

Si sot 58 vite më parë ndërroi jetë Mbreti Zot duke u varrorus në një ceremoni familjare, ku morën pjesë kryesisht vetëm të afërmit.

Nisur nga kjo ditë, Elia Zaharia ka publikuar disa foto të rralla nga kjo ceremoni ku bie në sy fakti se ata e kanë varrosur me ritet fetare të besimit islam.

Ajo thotë se 9 prilli është datë e çuditshme për mbretin Zog, pasi me 9 prill 1939 ai pa për herë të fundit vendin e tij, ndërsa 9 Prill 1961 ndërroi jetë.

Në fotografitë e publikuara nga Elia, bie në sy Mbretëresha Geraldinë e cila kishte veshur një vello të zezë që i kishte mbuluar fytyrën.

"9 Prilli është datë e çuditshme! 9 prill 1939 Mbreti Zog pa për herë të fundit vendin e tij…9 Prill 1961 ai ndërroi jetë…Duket sikur kemi të bëjmë me dy vdekje të ndryshme të të njëjtit person, në të njëjtën datë!"- shkruan Elia Zaharia Zogu në postimin e saj.

Shtuar më 09/04/2019, ora 15:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori