Dy vatra zjarri në Kombinat, në flakë një restorant dhe një banesë
Një banesë dhe një restorant janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e së enjtes në Tiranë në zonën e Kombinatit.

Në të dy rastet nga informacionet e para mendohet se shkak i zjarrit ka qenë bombola e gazit.

Zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e flakëve që kanë përfshirë banesën për të parandaluar përhapjen e flakëve edhe në banesa të tjera.

Ndërsa restoranti në rrugën “Lambi Bonato” është djegur plotësisht. Paraprakisht nuk raportohet për të lënduar. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2016, ora 23:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori