Dy vaksina të reja në sistemin e imunizimit
Ministria e Shëndetësisë parashikon të fusë në kalendarin e vaksinimit gjatë viteve të ardhshme vaksinat e Rotavirusit dhe të kancerit të qafës së mitrës (HPV) ndërsa MSH po përllogarit koston e efektivitetit për këto vaksina.

Sipas MSH, në vitin 2000, në kalendarin e vaksinimit u përfshi komponenti i Rubeolës në vaksinën FR (Fruth-Rubeole), në vitin 2005, komponenti i Parotitit në vaksinën FRP (Fruth-Rubeole-Parotit), në vitin 2009, komponenti i Haemophilus influenzae tip b në vaksinen e kombinuar DTP-HepB-Hib, dhe në 2011, vaksina e Pneumokokut (PCV10). Shqipëria ka një nivel vaksinimi në masën 98 %, rezultat ky i konsideruar i sukseshëm. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2012, ora 15:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori