Dy turiste polake humbin jetën në aksident automobilistik
Pëlqej
Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Gjirokastër, ku kanë humbur jetën në një aksident automobilistik dy turiste polake.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30 në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë teksa 4 persona përfshi dhe një fëmijë po udhëtonin me një automjet tip Ford me targa SH438E.

Automjeti që drejtohej nga një person nga Shkodra ka dalë nga rruga pranë fshatit Sofratikë dhe si pasojë është përmbysur në krah aksit rrugor. Si pasojë, dy turistet polake Magdalena Maria Furtak 32 vjeçe dhe Monika Liszka 36 vjeçe.që udhëtonin me këtë automjet kanë gjetur vdekjen e menjëhershme. Fatmirësisht shpëton fëmija 9 vjec e njërës prej turisteve si dhe drejtuesi i mjetit.

Shkaku kryesore dyshohet të jetë humbja e kontrollit per shkak te humbjes se vetëdijes të drejtuesit të automjetit. Policia rrugore dhe grupi hetimor po kryejnë veprimet në vendngjarje.

Mësohet se dy shtetaset polake ndodheshin prej disa ditësh në territorin shqiptar për turizëm.
Shtuar më 26/08/2014, ora 21:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori