Ekzekutohen dy të rinj në Vlorë, kapet autori
Update - Xhelozia është motivi pas vrasjes së dyfishtë që tronditi Vlorën këtë fillim vit ku mbetën të vrarë një djalë dhe një vajzë me lidhje fisnore.

Ngjarja u shënua rreth orës 13:30 minuta në zonën e Ujit të Ftohtë afër shkollës së Marinës. Paola Bishaj bashkë me kushëririn e saj Parid Velaj po qëndronin në një prej pasticerive të zonës me djalin me të cilin 21 vjeçarja do të fejohej. Por kjo lidhje e re e saj kishte zgjuar xhelozinë e 28 vjecarit Ervis Lulushi i cili ka gjetur formën më të keqe për ta shfaqur.

28 vjecari ka shkuar në lokalin ku qëndronin të rinjtë dhe mësohet se ka kërkuar që të sqarohet me vajzën 21 vjeçare. Por në rrethana ende të pasqaruara, ajo që për 28 vjecarin do të ishte një sqarim me ish të dashurën është shndërruar në një tragjedi, kur Ervis Lulushi ka nxjerrë pistoletën dhe e ka shkrehur në drejtim të 21 vjecares.

Plumbave të nisur për të renë u ka dalë përpara djali i saj i dajës i cili fillimisht ka mbetur i plagosur rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë rrugës drejt spitalit të Vlorës. Por kjo tentativë e 28 vjecarit nuk e ka shpëtuar nga vdekja kushërirën, pasi edhe Paola Bishaj ka marrë disa plumba në trup që I kanë shkaktuar vdekjen e mënjëhershme.

Plumbat nuk kanë kursyer as Gerti Arapin 28 vjeçari nga Elbasani që banonte në Tiranë dhe që priste të zyrtarizonte me fejesë lidhjen e tij me të renë. Ai ka marrë një plumb në kokë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

14:11 - Dy personat e vrarë janë Parid Velaj, 30 vjeç dhe Klaudia Bifsha, 20 vjeç.

Autori i vrasjes së dyfishtë është arrestuar në flagrancë.

Ndërkaq, po të njëjtat burime shtojnë se janë shoqëruar edhe disa persona, si bashkëpunëtorë të autorit.

13:51- Dy të vrarë në Vlorë, policia shoqëron dy persona

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në Vlorë, ku nga të shtënat me armë janë vrarë dy persona. Dy personat e vrarë janë një djalë dhe një vajzë.

Ende nuk dihen shkaqet, por uniformat blu në kohë reale kanë bërë të mundur shoqërimin e dy autorëve të dyshuar.

Të shtënat me armë janë regjistruar pranë Akademisë Ushtarake të Marinës. /albeu.com/
Shtuar më 02/01/2015, ora 14:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori