Dy të vrarë, lidhja e krimit të sotëm me atentatin ndaj Ferracakut
Astrit dhe Brahim Bilali ishin viktimat e atentatit të pak minutave më parë në lagjen Kiras të Shkodrëd duke tronditur sërish qytetin verior.

Rrethanat e vrasjes së tyre janë ende të paqarta ndërkohë që dyshohet për një atentat të mirë organizuar.

Siç mëson Albeu.com, Astrit Bilali është babai i Astmer Bilalit, i cili është arrestuar me grupin e Bajrajve shtatorin e këtij viti. Dyshohet se Astmer Bilali ishte shënjestra e atentatit ku u vra Arjan Ferracaku, por ata ngatërruan objektiv duke vrarë këtë të fundit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kiras, shumë e përfolur për krime të ngjashme edhe më parë.

KRONIKA E ARRESTIMIT TË BILALIT
Policia e Shkodrës ka arrestuar boksierin e Vllaznisë, Astmer Bilali. Lajmi zyrtar është dhënë përmes njoftimit të Drejtorisë së Policisë të Qarkut Shkodër. Në njoftimin e policisë thuhet se: “U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Astmer Bilali, vjeç 21, lindur dhe banues në lagjen “Guerrile” të qytetit Shkodër”. Më tej komunikata e policisë vijon: “Arrestimi i shtetasit Astmer Bilali u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij nga shërbimet e policisë të Komisariatit të Policisë Shkodër u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik model 56 mm dhe 30 copë fishekë, të cilat ky shtetas i mbante pa leje”. Komunikata mbyllet me këto fjalë: “U kryen veprimet proceduriale dhe materialet në ngarkim të tij iu kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve”, parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal”. Astmer Bilali është një prej boksierëve më të mirë të Vllaznisë, por edhe në rang kombëtar. Ai është cilësuar në shumë aktivitete si një boksier me të ardhme, teksa shpesh është nderuar si boksieri më i mirë. Bilali është fitues disa herë si kampion kombëtar dhe fitues i Kupës së Shqipërisë. Po ashtu, është fitues i memorialit ndërkombëtar që zhvillohet çdo vit në Shkodër, si dhe fitues i turneve ndërkombëtarë të zhvilluar në rajon. Së fundmi ishte fitues në turneun “Adem Jashari”, si dhe u shpall ndër 10 sportistët më të mirë të Shkodrës në anketën e fundvitit, organizuar nga “Sport Klub Vllaznia”. Për sa kohë Bilali do të qëndrojë jashtë ringut, ai do të jetë një minus i madh për skuadrën e Vllaznisë. Drejtuesit e klubit kuqeblu, të pyetur për ngjarjen në fjalë, preferojnë të mos komentojnë, gjë të cilën ka gjasa ta bëjnë në ditët në vijim, pasi të zbardhet diçka më shumë rreth kësaj ngjarjeje. Kjo është hera e parë që një sportist i ekipeve të Vllaznisë bie në prangat e policisë.

KARRIERA NË BOKS
Gjatë karrierës së tij, 21- vjeçari Astmer Bilali është cilësuar në shumë aktivitete si një boksier me të ardhme, madje shpeshherë është nderuar si boksieri më i mirë. Në aktivitetin e fundit, ai u shpall fitues në turneun “Adem Jashari”, si dhe u shpall ndër 10 sportistët më të mirë të Shkodrës në anketën e fundvitit, organizuar nga “Sport Klub Vllaznia”. /albeu.com/
Shtuar më 30/03/2019, ora 10:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori