Dy të vdekur pesë të plagosur nga aksidenti rrugor në Elbasan
Albeu.com
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit afër qytetei të Elbasanit gjatë aksit rrugor Elbasan –Peqin. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur dy të vdekur dhe 5 të plagosur.Dy të vdekurit janë burrë e grua nga Gostivari ende te paidentifikuar, ndërkohë që të plagosurit ndodhen në spitalin e Elbasanit. Në furgon po udhëtonin Namik Likollari, Koci Baqellari dhe i biri i tij Geni Baqellari. Sipas burimeve spitalore mësohet se të plagosurit gjenden jashtë rrezikut për jetën. Pasojë E aksidentit ka ndodhur si rrjedhojë e drejtimit të gabuar të furgonit të mallrave me targa DR7706D, që është përplasur me automjetin tip “Opel” me targa të huaja. aksi rrugor Elbasan-Peqin ka qëndruar i bllokuar qe nga ora 5 e mengjesit e deri ne oren 7 e 30 minuta si rezultat i këtij aksidenti. start
Shtuar më 23/06/2007, ora 11:37
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori