Drejtori sportiv i Barcelonës tregon nëse do të arrijë edhe një sulmues i ri

Drejtori sportiv i Barcelonës ​​Ramon Planes, me rastin e prezantimit të Miralem Pjanic, ka folur në një konferencë shtypi edhe për merkaton e Blaugranëve dhe mundësinë e transferimit të një sulmuesi të ri.

“Kemi qenë duke punuar për disa muaj në rritjen e skuadrës. Të luash për Barcelonën nuk është diçka e mundshme për të gjithë. Kërkimet për një qendërsulmues janë në mendjen tonë, por kjo varet nga zhvillimet rreth situatës së Luis Suarez. Barcelona duhet gjithmonë të aspirojë për më të mirën”, tha ai.


Shtuar 15.09.2020 19:30