Dy të vdekur dhe një i plagosur në Milot
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një pikë inertesh poshtë një ure në Milot, ku persona ende të pa identifikuar i kanë zënë pritë dhe kanë qëlluar me armë zjarri drejt një automjetit tip "Golf 5" me targë AA047VM, ndërsa si pasojë kanë humbur jetën dy persona ndërsa një tjetër është plagosur.

Sipas policisë, Klodian Ndreca, 28 vjeç dhe Taulant Prendi, 25 vjeç kanë humbur jetën ndërsa është plagosur Aurel Prendi, 21 vjeç vëllai i tl ndjerit Tauland Prendi.

Personi i plagosur është shoqëruar me urgjencë drejt spitalit të Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa forcat e policisë të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes kanë nisur htimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Shtuar më 19/02/2014, ora 22:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori