Dy të
rinj janë
shpallur në kërkim nga policia, pasi në bashkëpunim kanë
vjedhur lekët dhe një
telefon në një banesë në
Mamurras. Sebastjan Ajazi 20 vjeç dhe Xhuljan Dangaj 19 vjeç, që të dy nga Mamurrasi, janë
shpallur në kërkim si të dyshuar për vjedhje.
Gjatë natës, ata kanë
vjedhur banesën e shtetases me iniciale D.H., banuese në lagjen “Zef Hoti”,
Mamurras, Kurbin. Të rinjtë kanë marrë 400 mijë lekë të reja dhe një
telefon. Lidhur me këtë rast, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprën penale të “Vjedhjes”. /albeu.com/
Shtuar më 25/10/2014,
ora 12:18