Dy te rinj humbin jeten ne nje rezervuar uji ne Gramsh
Albeu.com
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Gramsh ku dy të rinj janë mbytur në një rezervuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Tervol të komunës Pishaj të Gramshit ku ...... dy të rinjtë kanë qënë duke u larë në rezervuar por nuk kanë mundur dot do të dalin prej tij.

Sipas informacioneve dy viktimat janë Elton Dusha dhe Mariglen Kullolli përkatësisht 20 dhe 21 vjeç. Mësohet se fillimisht ka qënë Mariglen Kullolli ai i cili është futur i pari në rezervuar dhe më pas është futur edhe Elton Dusha në tentativë për ta shpëtuar por edhe ai fatkeqësisht nuk ka mundur të dalë dot nga rezervuari.

Policia dhe polumbarët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po bëjnë të mundur nxjerrjen e trupave të dy të rinjve nga rezervuari.
Shtuar më 20/07/2010, ora 18:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori