Aksident zinxhir në Elbasan, 4 makina përplasen me njëra-tjetrën

Një aksident zinxhir ku janë përfshirë katër makina, ka ndodhur pak momente më parë në Elbasan, në aksin rrugor që lidh qytetin me Metalurgjinë.

Policia ka arritur në vendngjarje dhe për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar.

Ne terren është grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti të 4-fishtë. /albeu.com


Shtuar 30.01.2022 18:11